RINDERTOHET KISHA E SHEN LLEZHDRIT NE LEZHE

Për banoret e fshatrave Spiten e Pruell në Lezhë karantina nuk ka ekzistuar. Pasi kontribuan financiarisht sipas mundësive, 2 muajt e izolimit i shfrytëzuan për rindërtimin e kishës së tyre të vjetër në Pruell, e cila ndodhet në kodren mbi fshatit.

Kisha e Shen Llezhdrit është një objekt kulti mbi 600-vjeçar dhe ka shumë gojedhena për të. Banoret te tregojne shumë për këtë objekt kulti dhe për shkak të rendesise është parë e nevojshme edhe rindërtimi i saj dhe vendoja e një kryqi të madh mbi koder.

13 maji është dite peligrinazhi për banoret, por e sotmja eshte dite feste. Ata kane udhetuar bashke me familjet e tyre per te shijuar kete moment besimi dhe gezimi.

Kisha e Shën Llezhdrit, vendosur në majën e kodrës në Prull, vend i njohur pelegrinazhi, cituar edhe në burimet historike që në vitin 1402 me emrin “San Alexandro in Collematia” eshte tashme nje vend mjaft i bukur edhe per tu vizituar ndersa mund shohesh edhe shtepine kulle te Major Preng Jakut.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …