RINISIN SHKARKIMET NGA VAU I DEJES

Fierza dhe Komani kanë mbyllur portat e shkarkimit dhe kanë kaluar në prodhim me kapacitet të plotë, ndërsa gjatë orëve të pasditës së djeshme Hidrocentrali I Vaut të Dejës ka rinisur shkarkimet me rreth 200 metër kub ujë në second. Këto dy ditët e fundit shihet një rritje e lehtë e nivelit të ujit në kaskadë dhe të prurjeve. Kështu në Hidrocentralin e Fierzës kuota është 295.24 m, nga 296 që është maksimalja, ndërsa prurjet janë 510 metër kub ujë në second.

Po prodhohet me kapacitet të plotë me 4 agregat me një sasi prej 460 MW energji. Në Koman kuota është rreth 1 metër larg maksimalës dhe ndodhet në kuoten 173 m, me prurje anësore prej 720 metër kub ujë dhe me prodhim prej 580 MW. Nga ana tjetër hgidrocentrali I Vaut të Dejës ndodhet pranë pikës maksimale në kuoten 74.58 metër nga 75 që është maksimalja, me prurje anësore prej 720 metër kub ujë. Po punohet me 5 agregatë me kapacitet të plotë me një sasi prej 240 MW energji elektrike.

Ndërsa shkarkimet nga porta janë në masën e 200 metër kub ujë në second, ndërsa në prodhim janë rreth 500 metër kub ujë dhe në total uji që shkarkohet shkon në 800 meter kub ujë në second.

Lexoni dhe kete

URIMET DHE VIZITAT PER FESTEN E FITER BAJRAMIT

Mbarësi dhe më shumë paqe e dashuri në familje. Ky ka qenë urimi kryesor i …