RIORGANIZIM I RI TEK VLLAZNIA E BASKETBOLLIT

Dorëheqja e Alban Xhaferit nga posti i presidentit të basketbollit të Vllaznisë rrezikoi që ekipi i meshkujve të shkonte drejt degradimit, por situatën e kanë marrë në dorë një grup ish- basketbollistësh dhe ish- drejtuesish të cilët kanë vendosur të bëjnë një riorganizim të ri.

Mbrëmjen e së hënës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është zhvilluar një mbledhje me skuadrën ku ka marrë pjesë edhe ish- presidentit Xhaferi. Pas saj, ai për mediat ka dhënë lajmin e mirë se do të vazhdojë ta mbështesë këtë ekip, por tashmë si sponsor…

Ndërkohë me organizimin që është bërë, skuadrën për momentin do ta drejtojë dyshja Bledar Gjeçaj- Astrit Zaganjori. Duke folur për gazetarët, trajneri Gjeçaj është shprehur se situata vazhdon të jetë jo e mirë, por shpresat janë që në vazhdim të ndryshojë…

Prova e parë për kuqeblutë do të jetë ajo që do të luajnë të shtunën në “Qazim Dervishi” ndaj Partizanit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, sfidë kjo që për shumë arsye duhet fituar.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …