Breaking News

RIPARIMET NGA PERMBYTJET, PLAGOSEN 3 ELEKTREÇISTE TE OSHEE SHKODER

Tre elektreçiste te OSHEE Shkoder jane plagosur mbremjen e se Enjtes në krye të detyrës. Ata kanë pësuar djegie gjatë riparimit të një defekti të shkaktuar nga moti i keq në nënstacionin Shkodra 1.

Elektricistët e demtuar jane Erjon Hafizi 35 vjeç, Agron Berisha 28 vjeç dhe Afrim Halluni 45 vjeç. Dy prej tyre, janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Behet fjale per Hafizin dhe Hallunin, qe ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për një trajtim më të specializuar.

Por, nderkohe OSHEE ben me dije se punonjesi i djegur mbremjen e se Enjtes, Erjon Hafizi, pas nderhyrjes se ministres Ogerta Manastirliu, pritet te niset kete te premte drejt Italise pasi gjendja e tij eshte e rende. Nga ana tjeter, 2 punonjesit e tjere jane jashte rrezikut per jeten.

Lexoni dhe kete

“GURI I ZI, N’FEST”, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të premte aktivitetin “Guri i Zi n’FEST”. Një aktivitet që …