Tuesday , 16 August 2022

RISHFAQET COVID-19 NE LEZHE

Pas një kohe të gjatë qetesie, COVID-19 ka nisur të shfaqet sërish në Lezhë.

Sipas burimeve gjatë diteve të fundit janë paraqitur në urgjencen e spitalit më shumë se 10 raste të përsonave të prekur nga virusi, dy prej të cileve kanë qenë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pas identifikimit të diagnozes përmes testit, pjesa më e madhe e të prekurve po trajtohen në kushte shtëpie sipas rekomandimeve të mjekeve infeksionist, ndërsa bluzat e bardha kanë kërkuar izolim dhe shmangie kontaktesh të përsonave të infektuar me qëllim mos-parhapjen në komunitetit të virusit.

Pavarësisht se shifrat reale nuk raportohen nga Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, situata e krijuar gjatë diteve të fundit shihet si mjaft shqetësues, refereuar dhe faktit se jemi duke hyre ne stinen e veres dhe grumbullimet janë të shumta, çka mund të sjellë përhapje në mase të infeksionit COVID-19 i cili prej vitit 2020 u ka marrë jeten shumë përsonave edhe në Qarkun e Lezhës.

Lexoni dhe kete

TOKA BUJQESORE KTHEHET NE LANDFILL INERTESH

Ishte në emigracion dhe kur u rikthye 2 vite më parë e gjeti token bujqësore …