I RIU KËRCËNON ME THIKË 42 VJEÇAREN, I BIRI I SAJ E RRËMBEN ME SHOKËT DHE E RRAHIN NË BODRUM

Një 21 vjeçar ka kanosur me thikë një grua 42 vjeçare në afërsi të banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së shkuar në Babrru të Tiranës dha rreth një orë më vonë, djali i gruas bashkë me dy shokë të rij kanë rrëmbyer 21 vjeçarin me iniciale M.Gj dhe e kanë dhunuar fizikisht në një bodrum.

Policia thotë se ka arrestuar katër të rinjtë, përfshirë edhe të dhunuarin.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes.

Njoftimi:

U arrestuan në flagrancë shtetasit M. Gj., 21 vjeç, banues në Babrru, M. D., 21 vjeç, banues në Babrru Kamzë,  G. D., 25 vjeç, banues në Babrru Kamzë, e E. E., 23 vjeç, banues në Babrru Shpat, pasi më datë 10.12.2017, rreth orës 18:00, në Babrru, shtetasi M. Gj., ka kanosur me arme te ftohte ‘’thikë” shtetasen S.D., banuese në Shpat Babrru, 42 vjeçe, në afërsi të banesës së saj.  Kurse rreth orës 19:30, shtetasit M. D., E. E., dhe G. D., në bashkëpunim me njeri tjetrin, në Babrru, në mjetin tip “Ford Fokus”, kanë marrë me forcë shtetasin M. Gj. dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij në një bodrum. Me cilësinë e provës materiale u bllokua thika dhe mjeti.

Lexoni dhe kete

BURG TE PERJETESHEM PER MILOVAN PARUBI, VRAU 2 PERSONA E PLAGOSI 4

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka denuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi …