I RIU NGA MALESIA E MADHE AUTORI I VRASJES NE FIER

Albert Zekaj nga fshati Kalldrun I Malësisë së Madhe është arrestuar nga policia e Fierit për një vrasje të ndodhur ne qërshor të 2017 në fshatin Daullas. Kreshnik Beqiraj është vrarë me çekiç nga 32 vjecari Albert Zekaj, ku dyshohet se dy këta shtetas pasi kanë pasur njohje të më parshme në Belgjikë ku kanë qëndruar bashkë. Dhe më pas ata janë zhvendosur në Fier ku kanë banuar në një shtëpi të marrë me qëra. Dyshohet se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin janë marr me veprimtari kriminale. Në janar të 2018-es policia ka nisur hetimin ku pas provave të mbledhura ka bërë të mundur edhe ngritjen e pistës së vrarsje.

Ka qenë vetë 32 vjecari  nga Malësia e Madhe I cili pasi është arrestuar nga policia ka pranuar se ka goditur me çekiç në kokë 36 vjecarin Kreshnik Beqiraj. Sipas Zekaj I cili ka thënë para oficerëve të policisë se e godta me çekiç në kokë sepse nuk më dha lekët e qëras. Më pas ka treguar edhe vendin ku e ka groposur viktimen. Policia pasi ka analizuar provat e mjaftueshme dhe nxjerrjen e rezultateve të AND-së, të gjetura në një batanije që dyshohej se është transportuar viktima për tu groposur ka arritur deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Përveç hetimit për vrasjen 32 vjeçari nga Kalldruni I Malësisë së Madhe po hetohet edhe për veprimtari të ndryshme kriminale ku dyshohet se së bashku me viktimin janë autor të disa vjedhjeve.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RENDE NE SHKODER, PERPLASET NJE ÇIFT / VDES BURRI DHE PLAGOSET GRUAJA

NJOFTIM I POLICISE SHKODER: Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në …