ROBERT BISHA, KONCERT ME PIANO NË SHKODËR

Muzika e tij është ritual, është meditim, muzikë që të bënë ttë thellohesh duke e shijuar secilin tingullë që nxjerr nga piano…

Robert Bisha pianisti, kompozitori dhe instrumentisti multi-dimensional solli në qytetin e Shkodrës një koncert magjik me projektin e tij muzikor “Home Neverland” dhe “Kangët e oborrit t’Shkodrës”…

Në një ambient të hapur në rrugen e Gjuhadolit, ku organizatorët ishin kujdesur që të ruhet distanca dhe të mbahen maskat. Solli freskinë me muzikën e tij duke luftuar kështu temperaturat e larta dhe duke shmangur për rreth një orë gjëndjen e rënduar nga pandemia e Covid 19-të. Ai shprehet se këtë koncert së bashku me organizatorët e kanë menduar si një përqafim.

Muziken që ai bënë nuk e fut tek argëtimi, apo tek muzika që të bënë të mendosh, por tek rituali, ku janë së bashku argëtimi që vjen në një formë tjetër…

Robert Bisha ka përfaqësuar në disa raste Shqipërinë në skenat ndërkombëtare duke u bërë per elitat intelektuale te evropes perendimore shpesh herë një pike riferimi artistike. Në Shqiperi është një figurë poliedrike qe ska ekzistuar me pare dhe njëkohësisht e vështirë për ta kanalizuar vetëm në një zhanër muzikor.

Kërkimet e tija muzikore gjejnë interes në shumë dimensione; duke u nisur nga mekanizmat bazike të folklorit deri tek linguazhet e muzikës bashkëkohore evropiane. Koncerti u organizua nga Qëndra Rinore Arka në kuader të projektit “COMPLICITIES “Arti Bashkohor për modelimin e periferive në qytete të jetueshme”.

Lexoni dhe kete

INTERES PER ARSIMIN PROFESIONAL NE LEZHE

Interesi i të rinjve për arsimin profesional po vjen gjithnjë në rritje. 75 është numri …