ROJET E REKTORATIT PENGOJNE TAKIMIN E PEDAGOGEVE ME STUDENTET

Takimi i planifikuar për tu zhvilluar mbrëmjen e së premtes mes studentëve të ngujuar dhe disa pedagogëve është shoqëruar me incidente. Rojet e rektoratit nuk lejuan që në takim të futeshin pedagogët dhe as kamerat. Por, një veprim i tillë i tyre hasi në kundërshtimin e pedagogëve dhe vetë studentëve, të cilët nuk ishin dakort me këtë vendim të rojeve dhe natyrisht nuk munguan as debatet.

Pavarësisht kësaj, disa pedagogë mbetën jashtë takimit, por takimi u zhvillua dhe studentët shprehën ankesat e tyre. Të shqetësuar për studentët janë edhe vetë pedagogët.

Takimi zgjati për disa minuta dhe pedagogët shprehën mbështetjen e tyre ndaj studentëve në cdo kërkesë të tyre.

Lexoni dhe kete

KATASTROFAT NATYRORE, TAKIM SHQIPËRI – MALI I ZI

Katastrofat natyrore kanë bërë bashkë në një takim përfaqësues të Shqipërisë dhe Malit të Zi, …