ROLAND VASIJA MEDALJE ARI NË TURNEUN E KOSOVËS

Tre xhudistë shkodranë kanë qenë pjesë e kombëtares shqiptare që mori pjesë në një turne ndërkombëtar që u zhvillua në Kosovë dhe kanë bërë paraqitje të mira. Rezultatin më të lartë ndër to e ka arritur Roland Vasija i cili ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe për rrjedhojë ka zënë vendin e parë duke merituar edhe medaljen e artë në këtë turneu ndërkombëtar të zhvilluar në Pejë të Kosovës.

I titulluar “Xhudo për Paqe”, ky turne i përvitshëm i organizuar nga Federata e Xhudos se Kosoves, këtë vit u zhvillua ne Peje. Pikerisht ne qytetin e Kampiones olimpike Majlinda Kelmendi dhe kampioneve te tjera boterore. Në edicionin e sivjetëm moren pjesë shtetet e rajonit por edhe Austria e Turqia. Kjo e fundit është përfaqësuar nga Klubi i Gallatasarajt, një ndër klubet më të forta në Europë! Pjesmarres ne kete turne ishte dhe Federata Shqiptare e Xhudos e cila kishte ne perberje te ekipit perfaqesues edhe 3 xhudistet e Vllaznise, Roland Vasija, Xhovani Shkoza dhe Markeljan Tanushi, të shoqëruar nga trajneri Luigj Shkoza.

Sportistët shkodranë janë munduar të tregojnë vlerat e tyre dhe padyshim që më i spikatur ka qenë Roland Vasija i cili zuri vendin e parë në peshën deri 60 kilogramë me 3 ndeshje te fituara. Ndërkohë Xhovani Shkoza ka zënë vendin e tretë në peshën 73 kilogramë me 1 ndeshje të fituar. Sakaq Markeljan Tanushi në peshën 81 kg ishte i pafat ne short ku ne ndeshjen e pare u perball me Akil Gjakoven pretendentin dhe fituesin e kësaj kategorie. Gjithsesi, paraqitja e të tre këtyre sportistëve konsiderohet e mirë, mbi të gjitha ajo e Roland Vasisë që tregoi edhe njëherë tjetër vlerat e tij duke u shpallur më i miri edhe në garat e Kosovës.

Lexoni dhe kete

GJOKA I LARGUAR EDHE JO. PRITET ZYRTARIZIMI I DORËHEQJES

Ndeshja ndaj Partizanit duket se ka qenë e fundit në stolin e Vllaznisë për teknikun …