Wednesday , 20 November 2019

ROMET: PUSHTETARET TE MOS TALLEN ME NE!

U paten premtuar zgjidhje, por eshte rikthyer serish e njejta problematike. Pershkak se u eshte nderprere energjia elektrike, familjet rome dhe egjyptiane te lezhes i jane drejtuar protestes. Ata jane vendosur para bashkise se qytetit, pasi e konsiderojne tallje qe behet ndaj tyre, premtimin e kreut te kesaj njesie vendore viktor tushaj se do te gjente zgjidhje per problemin qe kane. Keta qytetare deklarojne se e kane te pamundur te paguajne cmimin e larte te energjise pasi jane te papune dhe se fundmi u kane hequr edhe ndihmen ekonomike.

Pjese e protestes jane bere edhe perfaqsues te biznesit ne lagjen skenderbeg, te cilet pershkak te mungeses se energjise po pesojne deme te medha. Kane paguar rregullisht faturat, ndaj do ta dergojen ceshtjen ne gjykate dhe shteti te pergjigjet per demet qe u ka shkaktuar.

Nje muaj me pare kreu i bashkise do tu premtonte ketyre familje zgjidhje te problemit, por sefundmi jane rikthyer ne piken zero, pra pa energji elektrike ne shtepite e tyre, ndersa deklarojne se do te vijojne protesten edhe ne ditet ne vazhdim.

Lexoni dhe kete

“KULTURA E KOMANIT DHE KOMANASIT”

Shoqata atdhetare Malësia në bashkëpunim me shoqatën atdhetare Ana e Malit dhe muzeun etnografik Leka …