Wednesday , 18 September 2019

RRASHKETA: VLLAZNIA PRETENDON TITULLIN KAMPION

Suksesi i deritanishëm shoqëruar me pesë fitore në po kaq ndeshje të luajtura, nuk është rastësi për ekipin e volejbollit të meshkujve të Vllaznisë. Sipas njërit prej titullarëve të këtij ekipi, Ditmir Rrashketës, kjo ka ardhur falë punës së mirë që është bërë aty.

Rrashketa ka provuar të shpallet kampion me Studentin por dhe me Vllazninë dy vjet më parë. I pyetur nëse kjo e fundit mund të arrijë ta përsërisë sërish edhe sivjet atë sukses, ai përgjigjet.

Megjithatë për të shkuar deri tek titulli kampion rruga është shumë e gjatë. Pikësëpari, Vllaznia duhet të mendojë për fitoren në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Teutës që do të luajë pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …