Tuesday , 16 August 2022

RRESHENI PA INFRASTRUKTURE, QYTETI TE NGJAN SI “FSHAT”

Këto pamje nuk i përkasin ndonjë fshati, por qytetit të Rrëshenit. Rrugë dhe trotuare të amortizuara është panorama që të shoqëron në pjesen më të madhe të qytetit, si në qender ashtu dhe në zonat periferike.

Kjo problematike vijon prej kohësh duke u kthyer në shqetësim për këmbësoret dhe drejtuesit e automjeteve. Qytetaret e konsiderojnë të papranueshme situaten e krijuar me infrasktrukturen, duke fajësuar bashkinë për mungese vemendje.

I kontaktuar permes telefonit në lidhje me këtë çështje kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj pranon problematiken, duke deklaruar se pushteti vendor e ka të pamundur të ndërhyje me të të ardhurat e veta dhe në këtë kushte do kërkohet mbështetja e qeverisë për rehabilitimin e rrugeve dhe trotuareve të dëmtuara në qytet.

Lexoni dhe kete

TOKA BUJQESORE KTHEHET NE LANDFILL INERTESH

Ishte në emigracion dhe kur u rikthye 2 vite më parë e gjeti token bujqësore …