Wednesday , 22 January 2020
Breaking News

RREZIKU NGA GRIPI NË KËTO DITË TË FTOHTA

Instituti i Shëndetit Publik vjen me një apel për qytetarët, në këto ditë të ftohta, ku si pasojë e temperaturave të ulta ka pasur shumë raste virozësh që janë paraqitur në spital. Sipas ekspertëve në Europë dhe Rajon po qarkullon virusi i A/H1, ndërsa këshillojnë qytetarët shqiptarë që të tregojnë kujdes me rutinën e përditshme për t’ju shmangur rrezikut nga gripi.

“Sipas Institutit të Shëndetit Publik është evidentuar qarkullimi i gripit në vendin tonë. Aktualisht qarkullon virusi A/H1 i cili gjithashtu qarkullon në gjithë shtetet e Europës dhe të rajonit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë të bëni kujdes ndaj të ftohtit dhe të informoheni mbi këshillat ndaj gripit në faqet zyrtare të MSHMS dhe ISHP.

Për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit nga gripi duhet:
– Larë duart
– Pastruar hundët me shami njëpërdorimshme
– Mbuluar hundën dhe gojën kur kolliteni dhe
– Evitimin e ambienteve të mbipopulluara dhe me shumë njerëz,

Janë rreth 11mijë raste në javë me infeksione respiratore. Sipas ekspertëve të ISHP situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.”, -thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Lexoni dhe kete

ZVICRA DO TE INVESTOJE PER MINIMIZIMIN E PERMBYTJEVE NE LEZHE

Qeveria Zvicerjanë do të investoje 4 milion euro për minimizimin e përmbytjeve në qytetin e …