RREZIKU NGA ZJARRET NE SHQIPERI, SHKODRA E RREZIKUAR

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet rrezik i ulët. Ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel “i moderuar”. Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё martw. Sipas IGJEUM e hwna pasdite dhe martar mundësitë për reshje janë shumë të vogla, disi më të larta në qarkun e Kukësit, ku priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve. Tw marten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 34 °C, në vendet e ulëta: 21 / 35 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C. Zonat mw tw rrezikuara nw qarkun e Shkodrws nga zjarret janw pjesa malore dhe rezervati i Velipojws, tw cilat po monitorohen nga Zjarrfikwsit dhe Emergjencat Civile tw Shkodrws.

Lexoni dhe kete

BLLOKOHEN 11.6 TON BIRRE NE HAN TE HOTIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 11.615 tonë birrë për shkak se afati …