RRITET NIVELI I UJIT NE ZONAT E NENSHKODRES

Situata është shumë e rëndë në zonën e Nënshkodres, fshatra të tërë të cilët janë në ujë, ndërsa varkat tashmë janë kthyer në mjetin e vetëm të qarkullimit. ka mbi 2 javë që Oboti është i izoluar, ndërsa niveli i ujit vijon të rritet.

3000 hektar tokë janë përmbytur në zonën e Shkodrës, 3 shtëpi tashmë kanë prezencë uji në fshatin Obot, niveli i ujit në lumin buna po rritet vazhdimisht.

Cdo gjë është nën ujë, shkarkimet mësohet se janë në kuoten e 1600 meter kub ujë për sekond, ndërsa në prodhim nga agregatet janë 500 metër kub ujë në sekond. Në total niveli i shkarkimeve nga HEC Vau i Dejës është në 2100 metër kub ujë në sekond. Prurjet anësore në gjithë kaskaden e drinit i kalojnë 3000 mijë metër kub ujë në sekond. Liqeni i Shkodrës ka mbërritur në uren e vjetër të bunës në pikën kritike ndërsa në disa lagje periferike të qytetit uji tashmë është prezent.

 

https://youtu.be/4mnDm26RsSE

Lexoni dhe kete

DOKUMENTAR MBI ARDHJEN E PAPA GJON PALIT 2

Pas meshës së mbajtur në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, u paraqit edhe një …