RRITET NUMRI I DIVORCEVE NE LEZHE

Në Lezhë numri i divorceve ka ardhur në rritje. Vitin e kaluar janë regjistruar 305 raste, kurse deri në fund të Majit të këtij viti 110 kërkesa për divorc. Por shqetësues është fakti që agresiviteti mes prindërve po reflektohet tek fëmijët. Besmir Frroku, ekspert psikolog vlerësues pranë Gjykatës së Lezhës thotë se nevoja për të vlerësuar situatën duhet të jetë e menjëhershme. Sipas tij askush nuk sheh se çfarë ndodh me fëmijët.

Avokati Erjon Gjoni thotë se kërkesat më të shumta për divorce bëhen nga femrat. Ato ankohen për dhunë dhe probleme ekonomike. Niveli kulturor i bashkëjetuesve që shkojnë drejt divorcit prezanton edhe situata të ndryshme tek fëmijët. Besmir Frroku flet për fenomenin e alenimit prindëror, kur njeri prind ndikon keq për prindin tjetër, nxit sjellje agresive.Ky shqetësim ndodh edhe brenda dyerve të gjykatës thotë avokati Erjon Gjoni që sipas tij mes çifteve ka pothuajse mungese totale komunikimi dhe pasqyruar me konflikte verbale.

Ekspertët kanë vërejtur se të divorcuarit që janë banorë në Shqipëri janë në konflikte shumë të ashpra. Kurse një situatë ndryshe ndodh me prindërit shqiptarë të divorcuar që jetojnë jashtë vendit.

Lexoni dhe kete

DITA E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT, JA SI E KOMENTON ADEMI

Në 23 gushtin, që shënohet si Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të komunizmit, ka …