Wednesday , 2 December 2020

RRITET NUMRI I TE PUNESUARVE NE LEZHE

Numri i të punësuarve ka njohur rritjë gjatë stines së verës në rajonin e Lezhës dhe në këtë drejtim ka dhënë ndikim mjaft pozitiv sezoni turistik.Të dhënat janë bërë publike nga Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Lezhë Fatmir Delishi, sipas të cilit gjatë muajve të fundit janë punësuar më shumë se 500 përsona kryesisht në sektorin e hoteleri turizmit dhe fasoneri.

Delishi shton se aktualisht janë 200 vende të lira pune në fusha të ndryshme, por ata refuzohen nga moshat e reja.

Pavarësisht shifrave pozitive që jepen në vazhdimësi nga zyra e punës, numri i të papunëve vijon të jetë i lartë në qarkun e Lezhës, pasi shumë qytetare hezitojnë të regjistrohen si punëkërkues.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …