RRITET SIPËRFAQJA E PËRMBYTUR NË BASHKINË SHKODËR

Reshjet e shiut në orët e fundit kanë përkeqësuar situatën në territorin e Bashkisë Shkodër. Kështu, sipërfaqja totale e përmbytur është rritur në 1330 hektarë.

Në njësinë Ana e Malit, rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta, ku niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Darragjat).

Në njësinë Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha, kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Në njësinë Guri i Zi vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Në njësinë Bërdicë vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues.

Bashkia vijon të kërkojë nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Lexoni dhe kete

GJUETIA E PALIGJSHME NË LIQENIN E SHKODRËS

Përmbytjet e shkaktuara nga liqeni i Shkodrës nuk kanë sjellë dëme në fushën e peshkimit. …