Saturday , 14 December 2019

RRITJA E ÇMIMIT TË NAFTËS, KONFINDUSTRIA KUNDËR BALLUKUT

Konfindustria shprehet e shqetësuar lidhur me nismën e fundit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, që do të çojë drejtpërdrejtë në rritjen e mëtejshme të çmimeve të karburanteve për bizneset dhe qytetarët, duke i bërë ato të papërballueshme. Fjala është për nismën e fundit ligjore të qeverisë për krijimin e Agjencisë së Rezervave të Sigurisë së Karburanteve që do të çojë sipas Konfindustrisë në rritjen drejtëpërdrejtë të çmimeve.

“Konfindustria do ti kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në asnjë rast akte ligjore, që parashikojnë rritjen e mëtejshme të barrës fiskale në formën e taksave dhe tarifave mbi karburantet. Shqipëria rradhitet sot në 20-25 vendet më cmimin më të lartë të karburanteve në botë, ku barra fiskale përbën deri në 60% të çmimit fundor për bizneset dhe qytetarët. Çmimi shumë i lartë bashkuar me cilësinë jashtë standartit të karburanteve në qarkullim, ka pasoja mbytëse dhe shkatërruese në ekonominë kombëtare, fuqinë konkuruese të prodhimeve e shërbimeve vendore, tërheqjen e investimeve të huaja, falimentimin e biznesit, industrive dhe mirëqënien e qytetarëve”.
Konfindustria sqaron se nuk është parimisht kundër krijimit të një enti shtetëror të rezervave të sigurisë së karburanteve, por thekson, se mekanizmi financiar i parashikuar në projektligj, që çon drejtpërdrejtë në rritjen e barrës fiskale dhe si rrjedhim rritjen e çmimit të karburanteve për bizneset dhe qytetarët, është i papranueshëm.

“Financimi i ngritjes dhe funksionimit të entit shtetëror në fjalë mund të bëhet nga vlerat shumë të larta të tatimeve dhe taksave, që sot bizneset dhe qytetarët paguajnë për karburantet si dhe/ose fitimet, nëse Agjencisë i jepet e drejta të veprojë edhe si operator i mirëfilltë në tregun më të madh të vendit prej mbi 1.5 miliard $/vit dhe mbi 10% të PPB. Vetëm pagesat për taksën e qarkullimit arrijnë shumën prej mbi 120 milion euro/vit”.

Konfindustria ka kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe shoqëruar me kërkesa të qarta, që tregu strategjik i karburanteve duhet ti nënshtrohet një rindërtimi të thellë strukturor, me qëllim uljen e detyrueshme të çmimeve dhe përmirësimin thelbësor të cilësisë së produkteve, që u shërbehen qytetarëve dhe bizneseve.

Lexoni dhe kete

“TRE VETE NE NJE VARKE PA LLOGARITE NIK PREL MUJEN”

Në datat 12, 13, 14 dhe 15 dhjetor në teatrin “Migjeni” të Shkodres shfaqet premiera …