Ajet Zyberi do të jetë Drejtori i Ri i Policisë së Qarkut të Lezhës, duke zëvendësuar në këtë post Niko Brahimaj.Prezantimi i Drejtorit të Ri të Policisë së Lezhës është bërë pasditën e së martes pa praninë e medias. Drejtori i ri i policisë Ajet Elezi ka mbajtur detyrën e e drejtorit të forcave lëvizëse në Policinë e shtetit, ndërsa këtë post tashmë do ta mabjë ish Drejtori i Policisë së Lezhës Niko Brahimaj. Largimi i këtij të fundit si drejtues i policisë në këtë qark ishte përfolur që prej ditës së premte dhe kjo i referohet edhe ngjarjeve te fundit të ndodhura në disa zona të Lezhës.
Grabitjet e ndodhura kohët e fundit me armë dhe maska dhe mos arrestimi i asnjë përsoni për këto ngjarje duket se ka qenë shkak për lëvizjen e Brahimajt nga Lezha.Urdhëri për transferimin e tij është firmaosur nga vetë Ministri i Brendëshem Saimir Tahiri i cili për të ndryshuar situaten e rendit në Lezhë këtë detyre ja ka besuar Ajet Zyberit, ku i findit me një karriere të gjatë në policinë e shtetit.
Niko Brahimaj ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë në Lezhë që nga tetori i viti 2014-të e deri më tani. Ndonëse ka patur një angazhim të policisë për ruatjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar ngjarjet kriminale dhe me mjaft bujë në të gjithë territorin e Qarkut të Lezhës.