Sunday , 13 October 2019
Breaking News

RRITJA E NUMRIT TE DIVORCEVE NE LEZHE

Numri i divorceve në Lezhë ka ardhur në rritje. Gjatë vitit 2018-të 304 familje i janë drejtuar gjykatës së Lezhës për zgjidhje martese, ndërsa vetem në 6 mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar afro 200 raste. Situata konsiderohet si tejet alarmante, ndërsa shkaqet kryesore janë dhuna në familje, tradhtia bashkëshortore si dhe gjendja ekonomike.

Besmir Frroku, ekspert psikolog vlerësues pranë Gjykatës së Lezhës thotë se në përgjisisht janë femrat që bëjnë padi për zgjidhje martese. Të shumta janë kërkesat për divorc edhe nga familje që jetojnë jashtë vendit, ndërsa agresiviteti mes prindërve po reflektohet tek fëmijët.

Ekspertët kanë vërejtur se të divorcuarit që janë banorë në Shqipëri janë në konflikte shumë të ashpra. Kurse një situatë ndryshe ndodh me prindërit shqiptarë të divorcuar që jetojnë jashtë vendit.

Lexoni dhe kete

RIKUALIFIKIMI URBAN I BLLOKUT TË BANIMIT NË LAGJEN “NDOCEJ”

Me fonde nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, po punohet tashmë edhe në …