RRITJA E TEMPERATURAVE, FLUKS NE URGJENCEN E SPITALIT TE SHKODRES

Rritja e temperaturave në ditët e fundit ka shtuar edhe numrin e vizitave pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës. 20 raste në ditë është numri i vizitave që rregjistrohen pranë repartit të urgjencës në spitalin e Shkodrës. Një gjë e tillë pranohet nga vetë shefi i këtij reparti, Alban Haxhi, por që shton se shihet një rritje e numrit të rasteve, si shkak edhe i aksidenteve të shumta në këtë periudhë të verës.

Ai komenton rastet e aksidenteve, duke u ndalur te dhënia e ndihmës së parë. Ndërkohë janë 2 raste me fraktura gjatë hedhjeve në det të pushuesve.

Haxhi kërkon nga qytetarët të tregohet kujdes gjatë ekspozimit në diell në këto ditë të nxehta, sidomos gjatë orareve të paraditës dhe gjatë drekës.

Lexoni dhe kete

ADEMI DHURON GJAK, I PERGJIGJET THIRRJES SE METES

Të dhurosh gjakt të shpëtosh jetë, në këtë kuadër presidenti i Republikës Ilir Meta i …