RRITJE E NUMRIT TE TURISTEVE NE ZONAT E MBROJTURA SHKODER

230 mijë është numri i turistëve gjatë këtij sezoni veror në zonat e mbrojtura të rajonit të Shkodrës. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga drejtori i administratës së zonave të mbrojtura Shkodër, Agim Dardha. Kështu, në krahasim me një vit më parë ka një rritje me 13%. Nga ana tjetër, Dardha bën me dije se Thethi vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara jo vetëm në rajonin e Shkodrës, por në të gjithë Shqipërinë. Por ajo që vihet re tashmë është fakti se Thethi vizitohet edhe nga shqiptarët, dhe jo vetëm nga të huajt.

Këtë sezon ka ndikuar edhe projekti “Smile Albania”, që përveç se ka ndihmuar në punësimin e të rinjve, ka shërbyer edhe për turistët që të njohin më mirë zonat turistike të Shkodrës, por edhe më gjërë.

Lexoni dhe kete

USHQIME TË SKADUARA DHE TË PASIGURTA PËR KONSUM, AKU ASGJËSON RRETH 24 TON PRODUKTE

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit 330 inspektime dhe …