Wednesday , 27 June 2018

RRITJE PENSIONI PER PENSIONISTET NE VENDIN TONE

Në mbledhjen e rradhës të zhvilluar në Durrës, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shtojë një fond prej rreth 12 milionë eurosh në favor të të gjitha kategorive të pensioneve. Kështu pensionistët do të përfitojnë nga kjo rritje që prej 1 korrikut të këtij viti. Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga drejtorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, Violeta Staka.

Staka bën me dije se rritja është me 2.8% dhe është mbi masën e pensionit.

Një rritje e tillë bëhet për të indeksuar pensionet me rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit të gjerë, ose inflacionin, i cili aktualisht ndodhet në një nivel vjetor prej 2.1 për qindësh. Pra, parashikohet edhe një rritje e vogël, përveç përputhjes me inflacionin.  Janë gjithsej 18 kategori të ndryshme që përfitojnë, ndërsa pjesa më e madhe ka një rritje me vetëm 364 lekë në muaj.

Lexoni dhe kete

ADEMI: TE MBLIDHEMI PER TE DISKUTUAR ÇDO GJE QE KA LIDHJE ME VLLAZNINE

Pas dështimit të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të klubit Vllaznia, ka reaguar …