RRITJE TE NUMRIT TE VIZITAVE AMBULATORE PRANE PEDIATRISE

Ulja e temperaturave ka shenuar nje rritje te numrit te vizitave ambulatore prane repartit te pediatrise ne spitalin rajonal te Shkodres. Nje gje e tille pohohet nga vete shefja e ketij reparti, Greta Naraci. Per Tv Rozafa, Naraci thote se kjo ndodh per shkak se fillojne infeksionet virale te sezonit. Por, pervec kesaj rritja e vizitave prane spitalit vjen edhe si shkak qe mjeku i familjes nuk eshte ne sherbim pas ores 14:00 shton Naraci.

Naraci thekson se ne dite kryhen rreth 35 – 40 vizita te femijeve prane ketij reparti, si edhe eshte rritur numri i femijeve qe i jepet ndihma e pare.

Shefja e repartit te pediatrise kerkon nje kujdes me te vecante ne kete periudhe, pasi rreziku per tu prekur nga semundjet si shkak i te ftohtit eshte me i madh.

Lexoni dhe kete

BLEGTORIA NE PRAG FALIMENTI

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po …