Wednesday , 29 September 2021

RRJETET SOCIALE, PUBLIKOJNE PANORAMEN E SHEMTUAR NE SHKODER ME QENTE ENDACAKE

 

Panorama qe te ofron pedonalia e qytetit te Shkodres eshte kthyer ne barcolete dhe tallje ne rrjetet sociale. Qente endacake te cilet serviren me mbeturinat ne mes te pedonales e publikuar ne faqen jeta osh qef eshte kthyer ne nje debat ku kane vershuar komentet te cilet fajesojne drejtuesit vendor per kete pamje qe i serviret metropolit verior. Por jo vetem kaq nje video e publikuar ne nje tjeter faqe raport tv, eshte kthyer ne objekt diskutimi. Nje tufe me qen endacake te cilet i sulen qytetareve ne oret e mbremjes eshte publikuar duke shkaktuar nervozizmin kryesisht te qytetareve Shkodrane te cilet kane komentuar se ky eshte nje turp per Shkodren dhe Bashkine e cila ka lejuar qe situata me qente e rruges te precipitoje ne kete shkalle. Ne fakt problemi i qenve endacake eshte bere publik disa here ne kronikat e lajmeve ne tv rozafa ku drejtoria e bujqesise dhe sektori i veterinarise i kane deleguar pergjegjesite Bashkise Shkoder duke vendosur edhe afate kohore qe te reagoje. Kjo e fundit ka hedhur fajin drejt shoqatave te cilat kane marre fondet gjate vitit te kaluar por qe nuk kane kryer sic duhet vaksinimin e qenve. Duke bere matrikullimin e tyre por jo vaksinim. Tashme duket se Bashkia Shkoder jo vetem qe nuk e ka marre aspak serjozisht kete situate por qente endacake po kthehen edhe ne burrim talljesh ne rrjetet sociale duke shemtuar keshtu panoramen qe ofrohet ne pedonalen Kole Idromeno . Per te mos permendur rrezikun qe keto kafshe mbartin me vete.

Lexoni dhe kete

“VARRE PA EMËR”, SHFAQET PREMIERË NË SHKODËR

“Varre pa emer” deshmi te trishta te familjareve te personave te vrare gjate regjimit komunist …