Wednesday , 2 December 2020

RRJETI ELEKTRIK RREZIK PER QYTETARET NE LEZHE

Rrjeti elektrik mbetet një problem serioz në disa zona të Lezhës, duke shfaqur rrezikshmëri edhe për jeten e qytetarëve.Problematika është shtruar edhe në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak ku apelohet ndaj OSHE-së që të marrë masa për kabujt elektrik, si dhe spostimin e shtyllave të cilat janë edhe në trotuare.Këshilltarja Margarita Trashaj me profesion arkitekte nënvizoi se rreziku evident mbetet më së shumti pranë kryqëzimit të Shëngjinit,aty ku telat elektrik janë të lidhur në një pemë të madhe që rrezikon rënien nga çasti në çast.

Trashaj tregon së ka kërkuar ndërhyrjen e OSHE-së por që deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Të njëjtën problematike ka shprehur edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Lezhës,Ndue Lush,i cili tregoi së shtyllat elektrike duhet të spostohen nga shetitorja e qytetit apo në brendësi të rrugëve të tjera.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …