RROTANI: PËR REKORDET E BURRAJT KA NEGLIZHENCË

Pavarësisht thyerjes dy herë brenda dy ditësh të rekordit që ishte në fuqi prej 21 vitesh, për atletin shkodran Franko Burraj kjo arritje nuk është vlerësuar si duhet nga strukturat përkatëse. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për televizionin Rozafa në një prononcim të dhënë vetë trajneri i këtij sportisti Bruno Rrotani i cili kërkon më shumë mbështetje për këtë sportist.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me pretendimet e mëtejshme të këtij sportisti, trajneri Rrotani shprehet se që në garën e rradhës, pikërisht në Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet këtë muaj në Bullgari, do të ketë medalje dhe tjetër rekord prej tij.

Dyshja Burraj- Rrotani duket se do të vijojë me serinë e rekordeve dhe medaljeve pavarësisht moskushtimit të vëmendjes aq sa duhet nga strukturat drejtuese të sportit dhe po ashtu edhe nga biznesi shkodran sepse kemi të bëjmë me një atlet shumë cilësor që do ta përfaqësojë denjësisht Shkodrën si në arenën kombëtare ashtu edhe atë ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

ZENELI KTHEHET ME MEDALJE, ASKUSH S’DEL PËR TA PRITUR

Në Lojërat Mesdhetare që u zhvilluan në Tarragona të Spanjës, boksieri vlonjat Krenar Zeneli ka …