RROTANI: VENDI I 5-të NË EUROPË SUKSES PËR BURRAJN

Të renditesh i pesti në mes sportistëve nga 51 shtete të Europës është një rezultat i lartë që duhet vlerësuar dhe përkrahur. Ky është mendimi që trajneri Bruno Rrotani ka për atletin që stërvit, Franko Burrajn, i cili në kampionatin Europian të 23 vjeçarëve që u zhvillua në Suedi, ishte shumë pranë zonës së medaljes. Në një intervistë për televizionin Rozafa, Rrotani shpjegon edhe disa prej arsyeve që e penguan atletin e Vllaznisë të ngjitej në podium në garën e 400 metrave.

Ndërkohë i pyetur për garat e ardhshme dhe perspektivën e këtij sportisti, trajneri Rrotani flet me shumë entuziasëm për 21 vjeçarin që konsiderohet si një atlet i nivelit të lartë tashmë.

Gara e 20 korrikut në Athinë pritet të shoqërohet me një rezultat të ri nga Burraj dhe po ashtu, ai do të synojë sërish podiumin sepse mundësitë dhe aftësitë për këtë gjë, i ka.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-17 MUND KF SHKODRA DHE SHKON NË FINALE

Vllaznia U17 ka dalë në finale të kampionatit kombëtar të kësaj grupmoshe dhe tashmë pretendon …