Monday , 17 December 2018

RRUFEJA GODET NJE SHTEPI NE VAUN E DEJES

Rrufeja ka goditur në shtëpi në Vaun e Dejes, për fat të mirë nuk kemi dëme në njerëz por vetëm dëme materjale. Si shkak i goditjës së rrufesë shtëpia e shtetasit Can Markaj është djegur thuajse plotësisht, ndërsa në rrezik ishin edhe godina tjera për rreth të cilat ndodheshin ngjitur. Zjarri i rënë është lokalizuar falë ndërhyrjës së zjarrfikësve, të Vau Dejesit të cilët kërkuan edhe ndihmen nga Zjarrfikësit e Shkodrës pasi mësohet se zjarri ishte i fuqishem dhe se kishte probleme në lokalizimin e tij dhe në shuarjen e plotë.

Vetëm një javë më parë në Dajç të Bregut të Bunës, një 50 vjecare ka gjetur vdekjen ndërsa dy tjerë janë plagosur si shkak i goditjes nga rrufeja. Deri më tani në territorin e qarkut të Shkodrës nuk ka pasur raportime për dëme të mëdha nga zjarrjet, ndërsa janë marrë edhe masat me qëllim kontrollin e territorit dhe shmangien e fatkeqësive si shkak i rënies së zjarrit, ku më të rrezikuarat janë zonat turistike dhe zonat e mbrojtuar.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …