Friday , 22 October 2021

RRUGA BEHET PRONE PRIVATE, IZOLOHEN 15 FAMILJE NE KURBIN

15 familje në fshatin Adriatik të Kurbinit janë izoluar, pasi rruga lidhese e tyre është bërë tokë private dhe pronari ju ka bllokuar kalimin.

Përballë kësaj situate banoret u ngriten në protestë, duke kërkuar zgjidhje të problemit të tyre. Ata thonë se nuk kanë asnjë mundesi kalimi, ndërsa akuzojnë institucionet e drejtësisë për vendime të njëanshme që i ka penalizuar ata.

Banoret paralajmerojnë vetëgjyësi, nëse problemi i tyre nuk do të marrë vemendje.

Banoret e bllokuar janë vendosur në këtë zonë pas viteve 90, ndërsa në vazhdimësi kanë patur probleme pronësie për të cilat nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje.

Lexoni dhe kete

“TRANSPORTI URBAN NË SHKODËR DREJT KAPITULLIMIT”

Që nga data 8 gusht, kur u organizua protesta për shërbimin e transportit urban, situata …