Kjo është gjendja e rrugës në Sanxhak të Kurbinit. Në kohë me shi lëvizja e mjeteve dhe këmbësoreve është mjaft e vështire, për shkak të gropave që mbushen me ujë.
Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke vështiresuar jetesen e banoreve të kësaj zonë e cila ndodhet vetem pak km larg qytetit të Laçit.
Banoret e konsiderojnë të pafalshme gjendjen në të cilet ndodhet rruga dhe fajësojnë Bashkinë e Kurbinit për mungese vemendje.
Në situatë të ngjashme janë thuajse të gjitha rruget në fshatrat e Kurbinit, duke sjell mjaft probleme në lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.