Thursday , 9 August 2018
Breaking News

RRUGA E DRISHTIT, E LENE NE HARRESE PREJ VITESH

Pamjet flasin qartë dhe nuk ka nevojë për shumë koment. Është vetëm 8 km larg qytetit të Shkodrës, por është lënë në harresë të plotë nga pushteti lokal dhe qeveria. Projekti për asfaltimin e segmentit rrugor Ura e Bardhajve – Ura e Mesit nuk përfshiu para disa vitesh edhe rrugën e fshatit Drisht, që ndodhet prej vitesh në gjëndje të amortizuar.

Situata është më e rënduar në stinën e dimrit, ku gropat mbushen me ujë dhe kalimi është tepër i vështirë. Por, edhe tashmë në verë, pluhur krijon vështirësi për ato që lëvizin në biçikleta apo motorçikleta. Të vetmet ndërhyrje në këtë rrugë janë kryer nga banorët e zonës që janë munduar në disa raste të mbushin gropat e hapura. Por, duhet një ndërhyrje më e madhe, për asfaltimin e plotë të kësaj rruge, që kushedi kur do të ndodhë.

Lexoni dhe kete

REKORD DIVORCESH NE SHQIPERI

7,956 divorce janë shënuar në Shqipëri gjatë vitit 2017. Numri më i lartë i 5 …