Wednesday , 17 January 2018

RRUGA E KOMBIT, POLICIA NE NDIHME TE QYTETAREVE

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës ditën e enjte është vënë në ndihmë të qytetarëve në nevojë. Një qytetar nga Kosova që udhëtonte për në Shqipëri për pushime së bashku me familjen e tij, gjatë udhëtimit nuk është ndjerë mirë dhe si rrjedhojë kanë ndalur makinën për tu qetësuar si edhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Punonjësit e policisë së Kosovës dhe Shqipërisë kanë ardhur menjëherë në ndihmë të qytetarit së bashku me ambulancën dhe e kanë dërguar në spitalin e Lezhës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu policia bën me dije se ka shoqëruar edhe makinën së bashku me gjithë familjarët e qytetarit. Qytetari nga Kosova pasi ka marrë ndihmën mjekësore është nisur sërisht drejt vendit ku do kalonte pushimet duke falenderuar edhe punonjësit e policisë për të cilët shprehet se i erdhëm menjëhere në ndihmë.

Lexoni dhe kete

200 ALPINISTE NGJITEN NE MALIN E SKENDERBEUT

Alpinistë nga qytetet të ndryshme të vendit Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi u mblodhen …