Saturday , 19 October 2019

RRUGA E KOMBIT RREZIKON BLLOKIMIN

Sasi të mëdha guresh dhe inertesh kanw rreshqitur nga mali në afersi të Rubikut, duke rrezikuar seriozisht dhe rrugen e kombit.Situata e cila vijon prej gati një viti është pëkeqësuar pas reshjeve të fundit të shiut.
Guret dhe inertet që kanë rrëshqitur nga mali kanë deportuar deri në trasenë e rruges, duke rritur ndjeshem rrezikun per aksidente.E vetmja ndërhyrje është vendosja e një tabele që sinjalizon drejtuesit automjeve për rrezikun që ju kanoset në zonen ku kA rreshqitje.Situare e ngjashme paraqitet edhe në zonen e Gziqit në Mirditë dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin.Në këto kushte rreshqitjet e malit kanë vënë në dyshim sigurinë e lëvizjes së automjeteve përgjatë këtij aksi nga Miloti deri në tunelin e Kalimashit.Rreshqitjet e dheut janë një problematike e vazhdueshme në rrugen e kombit, duke sjell në jo pak raste dhe blokim të këtij segmenti rrugor.

Lexoni dhe kete

45 MIJË SHQIPTARË KANË APLIKUAR PËR AZIL NË FRANCË NË DEKADËN E FUNDIT

Franca po e refuzon hapjen e negociatave për Shqipërinë, nën argumentin se shqiptarët renditen të …