RRUGA E SHENGJINIT NUK DO TE RIKONSTRUKTOHET NE KETE PERIUDHE

Rruga Shëngjin-Supestrade do të jetë një makth për drejtuesit e automjeteve edhe këtë sezon turistik. Investimi për rikonstruksionin dhe zgjerimin e këtij segmenti rrugor nuk do të realizohet në këtë periudhe, edhe pse është tenderuar. Sipas burimeve nga Bashkia e Lezhës punimet do të nisin pas përfundimit të sezonit turistik. Kjo ka ardhur përshkak të zgjatjes së proçedurave tenderuese dhe nisja punimeve në pikun e sezonit do të jepte një ndikim mjaft negativ për turizmin.

Sipas prashikimeve puna për rikonstruksionin e kësaj rruge do të nisë në muajin shtator, ndërsa investimi i cili do të realizohet nga Qeveria Shqiptare, parashikon ndërtimin e një rrethrrotullimi, zgjerimin e rruges ekzistuese dhe riveshjen e sajë me asfalt. Me përfundimin e këtij investimi do të marrë zgjidhje edhe problemi i trafikut drejt Shëngjinit, pasi rruga ekzistuese nuk e përballon fluksin e lartë të automjeteve që i drejtohen kësaj zone turistike gjatë sezonit të veres.

Në këto kushte edhe ky sezon turistik do të sjellë probleme në qarkullim kryesisht gjatë fundjavave në rrugen drejt Shëngjinit.

Lexoni dhe kete

CEREMONIA E DIPLOMIMIT E NXENESVE TE GJIMNAZIT “28 NENTORI”

Gjimnazi “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës ka organizuar pasditën e së martes ceremoninë e …