Wednesday , 19 December 2018

RRUGA E SHKATËRRUAR NË FISHTË, BANORËT:PO NA PRISHEN MAKINAT

Në të gjithë njësit administrative të Lezhës rrugët që lidhin fshatrat me rrugën nacionale thuajse janë të shkatërruar.

E tillë është edhe rruga që lidh Rruga që lidh Njësinë Administrative të Blinishtit me superstradën Lezhë-Shkodër. Kjo rrugë është rregulluar pak vite më par, por tani ajo është bërë e pakalueshme.

“Është problem ju shikoni si ka ngelur rruga e pashtruar, ka gropa dhe është e ngushtë, ne vuajmë për goma dhe amortizator,”tha një banor i Fishtës.

“Rruga ka ngelur në mëshirë të zotit, askush nuk ka ndërhyrë për ta rregulluar,”tha një i moshuar.

Rruga që lidh Njësinë Administrative të Blinishtit me superstradën Lezhë-Shkodër, ka degraduar plotësisht, duke u kthyer në një makth të vërtete për banoret e fshatrave të kësaj zone.

Asfalti është dëmtuar në disa pjese të këtij segmenti rrugor, duke bërë që të krijohen gropa të mëdha. Banoret e zonës thonë se amortizimi i rrugës po ju dëmton automjetet, ndaj kërkojnë që të ndërhyhet.

“Shumë e vështirë për tu kaluar rruga, ju e shikoni vet si është katandisur me gropa, ka degraduar, për kaq metra rrugë shteti se ka problem por kjo është mbushur me ujë mezi kalohet,” tha një shofer makine.

Administratori i Blinishtit, Sokol Luku, shprehet se projekti për rehabilitimin e kësaj rruge është gati, por bashkia nuk ka fonde për të ndërhyre dhe shpresa e vetme është financimi nga qeveria apo donator të tjerë.

“Ne kemi bërë disa herë ndërhyrje me ndihmën e bashkisë, komunitetit dhe bizneseve, ka qenë e pamundur ta mbajmë këtë rrugë pasi lëvizja e mjeteve është e vazhdueshme aty ,”shpjegoi Sokol Luku Administrator i Blinishtit.

Rruga Blinisht-superstradë është rehabilituar gjatë viteve të fundit, por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që të dëmtohet shumë shpejt.

Ky segment rrugor konsiderohet si mjaft i rëndësishëm, pasi ju shërben disa fshatrave duke përfshire dhe Fishtën  që frekuentohet çdo vit nga mijëra vizitor vendas dhe të huaj.

Lexoni dhe kete

MARKETI SPAR VJEN TASHME EDHE NE QYTETIN E KOPLIKUT

Marketi SPAR vjen tashmë edhe në qytetin e Koplikut të Bashkisë Malësi e Madhe. Ky …