Wednesday , 23 September 2020

RRUGA E STACIONIT TE TRENIT ME TROTUARE TE DEMTUAR

Ka disa vite qe trotuaret ne rrugen e stacionit te trenit jane shtruar por ne fakt duket si nje shekull pasi ata sot jane demtuar e jo vetem kaq, gropat e hapura mes trotuarit rrezikojne cdo dite kalimtaret e sidomos femijet. Banoret e kesaj lagje shprehen se te moshuarit e femijet cdo dite rrezikojne teksa kalojne ne keto dtrotuare.

Trotuaret pervecse te shkaterruar ato jane te mbushur me mbeturina dhe inerte. Duket se per bashkine e Shkodres nuk jane sfide vetem pastrimi ne njesite vendore por edhe ne qytet

Mbeturinat te cilat jane prej ditesh te pa pastruara nga ndermarrja e caktuar per kete sherbim kundermojne ere. Pastrimi I qytetit pervecse nje domosdoshmeri mbetet pjeserisht I kryer pasi shume rruge te qytetit mbeten mes mbeturinash.

Lexoni dhe kete

ÇUN LAJÇI NË SHKODËR PËR TË SHITUR LIBRAT E TIJ

Nga Shkodra, aktori i mirënjohur Çun Lajçi kishte vendosur të promovonte librat e tij, por …