Sunday , 19 September 2021

“RRUGA E VETME PËR TË DALË NGA KRIZA JANË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti se rruga e vetme për të dalë nga kriza e thellë politike dhe kushtetuese në cilën është futur vendi janë zgjedhjet e parakohshme. Ndërsa mazhoranca ka refuzuar qartazi, duke deklaruar se zgjedhje do të ketë vetëm në 2021, Basha pati edhe një paralajmërim.

Duke folur pas takimit një orësh me delegacionin e Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Basha tha se ilustrimi më i mirë i krizës janë lëvizjet e çoroditura të mazhorancës kundër presidentit të vendit.

Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës politike.

Lexoni dhe kete

RAMA – BASHA DEBAT NË KUVEND

Teksa ishte në fund të fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama, po fliste …