Wednesday , 23 September 2020

RRUGA “HYSEN LACAJ” E LENE NE HARRESE NGA PUSHTETI LOKAL

Kane mjaftuar disa reshje shiu qe kane rene ditet e fundit ne qytetin e Shkodres qe ne disa prej rrugeve te ketij qytetit gropat e hapura te mbushen me uje. Nje prej ketyre rrugeve eshte edhe ajo e “Hysen Lacajt” ne lagjen Partizani te qytetit te Shkodres. Rruga e amortizuar e kesaj lagje krijon probleme edhe ne levizjen e banoreve. Nje shqetesim te tille, keto banore e shprehin edhe per Tv Rozafa. Ata shprehen se ne kete rruge nuk eshte nderhyre prej vitesh, pavaresisht premtimeve qe jane dhene.

Kjo rruge ndodhet ne afersi te unazes lindore te qytetit te Shkodres dhe pavaresisht asfaltimit te ketij segmenti rrugor, kjo rruge qe ndodhet fare prane saj nuk ka marre vemendjen e pushtetit lokal. Situata ne kete rruge veshtiresohet akoma me shume kur ka reshje shiu dhe tashme me fillimin e sezonit te ri shkollor, kalimi I femijeve permes kesaj rruge do te jete teper i veshtire, prandaj kerkohet nje nderhyrje sa me e shpejte.

Lexoni dhe kete

ÇUN LAJÇI NË SHKODËR PËR TË SHITUR LIBRAT E TIJ

Nga Shkodra, aktori i mirĂ«njohur Çun Lajçi kishte vendosur tĂ« promovonte librat e tij, por …