Saturday , 24 October 2020

RRUGA “LODOVIK SARAÇI” MES GROPASH DHE PARKIMIT TE AUTOMJETEVE

Rruga “Lodovik Saraçi” afer zones se Trumes ne qytetin e Shkodres ndodhet prej kohesh mes gropave te shumta. Kjo eshte nje nder zonat me te frekuentuara te qytetit te Shkodres, por nderhyrjet ne kete rruge duket se jane lene ne harrese. Vete pamjet e deshmojne amortizimin e kesaj rruge, ne te cilen jane krijuar disa gropa.

Situata veshtiresohet me shume ne stinen e dimrit, teksa keto gropa mbushen me uje, duke veshtiresuar edhe kalimin e qytetareve. Nderkohe, nga ana tjeter nje tjeter problematike qe haset ne kete rruge eshte edhe parkimi i automjeteve, cka kthehet ne shqetesim serioz per banoret e zones. Pavaresisht ankesave te shumta nga ana e tyre, nuk ka pasur asnje nderhyrje nga policia. Çdo dite pergjate kesaj rruge gjen automjete te shumta te parkuara, duke bllokuar edhe banesat e kesaj zone.

Lexoni dhe kete

DITA NDËRKOMBËTARE E SHKOPIT TË BARDHË

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ose siç njihet ndryshe dita e të verbërve, …