RRUGA “LODOVIK SARAÇI” MES GROPAVE PREJ KOHESH

Përveç se është kthyer në një vend-parkim automjetesh, kohët e fundit rruga “Lodovik Saraçi” në lagjen Dugajt e Reja të qytetit të Shkodrës përballet me një tjetër problematikë. Kjo rrugë ndodhet mes gropave të shumta dhe që kanë nisur të kthehen në shqetësim serioz për banorët e zonës. Ato ankohen se askush nuk ka ndërhyrë për mbylljen e këtyre gropave, ku shqetësim është edhe për drejtuesit e automjeteve.

Situata rëndohet gjatë kohës kur ka reshje shiu, ku gropat mbushen me ujë dhe gjatë natës nuk mund të vërehen nga drejtuesit e automjeteve.

Lexoni dhe kete

FSHATI REÇ I RI MES MBETURINAVE DHE UJERAVE TE ZEZA

Fshati Reç i Ri në Njësinë Administrative të Velipojës duket se është lënë në harresë …