Thursday , 22 August 2019

RRUGA MES MBETJEVE URBANE NE KURBIN

Mbi një kilometër rrugë që lidh fshatin Dukagjin me Adriatikun në Kurbin është kthyer në një vend depozitim mbetjesh urbane. Për banorët e zonës janë burim sëmundjesh dhe shembull i dështimit për menaxhimin e problematikës.

Një pjesë janë hedhur aty nga banorët e zonës, por shumica vijnë nga Komuna Thumanë thonë banorët.Shpesh herë pirgjeve me mbetje u vihet flaka dhe rreth 3000 banorë detyrohen të jetojnë për ditë më radhë me pasojat e ndotjes. Banorët thonë se e kanë ngritur këtë problematikë tek përfaqësuesit në pushtetin lokal dhe qendror, por përveç premtimeve elektorale nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Në gati tre dekada demokraci një pjesë e bashkive të vendit kanë dështuar në menaxhimin e mbetjeve dhe këto pamje janë vetëm një nga provat.

Lexoni dhe kete

SHENGJINI ME I FREKUENTUARI KETE VERE

Plazhi i Shëngjinit ka qenë zgjedhja e duhur e kësaj vere. Kështu mendojnë pushuesit që …