Thursday , 14 November 2019

RRUGA NE HYRJE TE KOPLIKUT NE ERRESIRE

Ky eshte segmenti ne hyrje te qytetit te Koplikut. Pa asnje driçues. Gjate nates pershkimi i tij duket si nje tunel pa rrugedalje. Drejtuesit e mjeteve duhet te kene mjaft kujdes pasi asgje nuk shikohet.

Bashkia Malesi e Madhe duket se ka rene ne gjume letargjik pasi asnje rruge nuk eshte rikonstruktuar ne keto 4 muaj, asnje punim nuk ka nisur, asnje investim nuk po shihet nga qytetaret e Malesise se Madhe. Pervec erresires qe e ka pushtuar kete zone te rendesishme.

Rruga ne hyrje te qytetit te Koplikut pergjate gjithe gjatesise se saj nuk ka asnje sinjalistike vertikale e as horizontale, e mbi te gjitha aspak ndriçim. Ky segment eshte i nje rendesie te vecante edhe per vete faktin se e lidh qytetin e Shkodres edhe me piken kufitare te Hanit te Hotit, por qe automjetet e devijojne kete segment duke perdorur rrugen tjeter per shkak se ky segment ka nje rrezikshmeri te madhe ne qarkullim gjate nates! Apeli dhe pyetja e malesoreve vijon te jete e  hapur per Bashkine Malesi e madhe, cfare ndryshimesh po behen pervec premtimeve te fushates elektorale? Ndersa ajo qe eshte emeergjente eshte pikerisht ndricimi i segmentit ne hyrje te qytetit te Koplikut, jo vetem si nje detyrim i Bashkise por edhe si evidentim i rrezikut ne qarkullim.

Lexoni dhe kete

PROBLEMATIKAT NĂ‹ QARKUN SHKODĂ‹R

Data 20 nĂ«ntor Ă«shtĂ« vonĂ« pĂ«r tĂ« grumbulluar kripĂ«n nĂ« zonat me risk pĂ«r problematika …