Monday , 28 September 2020

RRUGA OBLIKË QENDËR – LAGJE E RE, LOTI 2

Punimet për sistemim asfaltimin e rrugës Oblikë Qendër- Lagjja e Re në Njësinë Administrative Ana e Malit, po shkojnë drejt fundit. Është loti 2 i kësaj rruge, në një zonë me densitet të lartë banorësh por edhe qarkullimi të mjeteve e mallrave. Investimi, me vlerë 4.5 milion lekë të reja, është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, ashtu si në të gjitha investimet e tjera këto 4 vitet e fundit.

Projekti i Bashkisë Shkodër parashikonte 650 metër katror sipërfaqe asfaltike, mure mbajtës, vepra arti si tombino dhe kuneta, sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Lexoni dhe kete

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka …