RRUGA QË LIDH POSTRRIBËN ME DUKAGJININ, E BLLOKUAR PËR DISA ORË

Janë munduar që të largojnë gurët me dorë por ka qenë e pamundur. Rruga në fshatin Omaraj që lidh Dukagjinin dhe fshatra të njësisë Postribë në Shkodër ka qëndruar e bllokuar nga rrëshqitja e këtyre masivë gurësh. Për orë të tëra banorët e këtyre zonave janë detyruar që të presin. Ai aks qëndroi për 12 orë i bllokuar ndërsa me dhjetra mjete qëndruan në dy anët e rrugës duke pritur me shpresën që segmenti i bllokuar të hapet. Banorët kanë lajmëruar që një ditë më parë por nuk ka patur reagim nga institucionet.

Sipas burimeve shkak i rrëshqitjes së gurëve është devijimi i uji në kanalin e Shtodrit që ndodhet mbi rrugë. Me 22 dhjetor ka mbaruar kontrata me firmën që e ka patur në mirëmbajtje dhe menjëherë rrugë si kjo i kanë kaluar bashkisë Shkodër duke mos i lënë kohë bashkisë që ta parashikojë në buxhetin e 2018-ës dhe të kontraktojë një firmë tjetër. Pas 12 orësh të bllokuar, një fadromë e mundësuar nga bashkia Shkodër ka ardhur për të hapur rrugën e bllokuar duke mundësuar kalimin nga Shkodra drejt Dukagjinit dhe anasjelltas. Në vazhdimësi rrezikon që të bllokohet sërish nga rrëshqitja e gurëve për shkak se jo vetëm nuk është e mbrojtur por edhe nuk ka një firmë të nënkontraktuar për këtë vit. E vetmja mundësi mund të jetë përmes fondit të emergjencave të bashkisë Shkodër.

Lexoni dhe kete

ARSIMI PROFESIONAL, SHKATERRIMI I TIJ NE VENDIN TONE

Pjesa më e madhe e vendeve që ishin të përfshira në bllokun e sistemit komunist …