Wednesday , 18 September 2019

RRUGA TEK ISH- ZUKTHAT MES SHUME PROBLEMESH

Ashtu si shume lagje ne qytetin e Shkodres te cilat gjenden mes shume problemesh, ne te njejten situate eshte edhe rruga tek ish Zukthat e cila nuk ka asnje cemtimeter asfaltim, pasi kurre nuk eshte vene dore mbi te. Pervec kesaj ne kete lagje mungon sistemi i kanalizimeve pasi ujrat e bardha jane te bashkuara me ato te zeza e duke dale teresisht ne siperfaqe ,cka behet keshtu drejtperdrejte edhe burim infeksionesh. Ne kete lagje kane mbetur shume pak familje pasi shume prej tyre jane larguar. Edhe ata pak familjare qe kane mbetur shprehen se ju eshte bere e pamundur jetesa ne nje lagje qe sic thone ata ka mbetur si ne mesjete.

Por problemet per kete lagje nuk mbarojne ketu, duke i shtuar edhe mungesen e ndricimit te rruges edhe pse eshte fare prane rrugeve kryesore te qytetit. Per te evituar gropat me uje vete banoret jane detyruar ti mbushin keto gropa me zhavor e cdo material tjeter.

Per me teper qe shirat ne kete kohe jane prezent, kjo rruge tejmbushet me uje madje shume here katet e para te shtepive edhe jane perfshire nga uji i cili ka hyre ne brendesi te shtepive. Keto banore mbeten vetem me shpresen bashkia te marre parasysh rregullimin e rruges dhe kanalizimeve.

Lexoni dhe kete

“Aaa KUSH ASHT N’DERË” NË TEATRIN “MIGJENI” ME 11 DHE 12 SHTATOR

Mjeshtëri i Madh Sandër Ruçi rikthehet nga Amerika në Shkodër për të organizuar recitalin e …