Saturday , 19 October 2019

RRUGET E HARRUARA NE DRISHT

Problemi i rrugeve te amortizuara e te demtuara sic duket prek me teper zonat periferike te Shkodres. Ne nje gjendje te mjerueshme gjendjet edhe segmenti qe te con nga Ura e Mesit e deri ne Kalane e Drishtit. Rruge te ngushta, gropa te medha dhe pa asnje kanalizim,kjo eshte situata qe paraqitet nese ju duhet te kaloni ne kete rruge.

Ata te cilet preken me teper nga ky problem jane banoret e zones te cilet e bejne kete rruge thuajse cdo dite.per mikrofonin e Tv Rozafa ata shprehin shqetesimin e tyre per kete rruge.

Kjo rruge edhe pse ndodhet ne nje zone pak minuta larg qytetit te Shkodres,duket se eshte jashte vemendjes se vendoreve, pasi Ura e Mesit dhe Kalaja e Drishtit eshte nje zone tejet e preferuar nga turistet e huaj. Sic duket kohe me pare eshte akorduar nje fond per regullimin e kesaj rruge por sic duket ky ka mbetur nje investim i paperfunduar,kete gje e tregon edhe gjendja aktuale ne te cilen ndodhet sot kjo rruge.

Lexoni dhe kete

MYFTIU I SHKODRËS THIRRJE DIPLOMACISË SHQIPTARE

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari i ka bërë thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë …