RUAJTJA E MJEDISIT, PARALAJMËRON MINISTRI LLESHAJ

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi inspektim në zonën e Lagunës së Kune Vainit dhe Tales, në kuadër të masave për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Ministri paralajmëroi nga Lezha, nisjen në ditët në vijim të një operacioni në shkallë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas tij, ndëshkimi ndaj shkelësve apo dëmtuesve të mjedisit do të jetë në dy plane, IKMT do të marrë masa administrative, ndërkohë paralelisht Policia e Shtetit do të hapë hetime penale për vepra kriminale në dëm të mjedisit.

Lleshaj shoqërohej në inspektim nga Sekretari i Përgjithshëm i MB-së Plarent Ndreca, Prefekti i Lezhës Gjok Jaku, Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu dhe struktura vendore.

Lexoni dhe kete

KUJDESI NË PËRDORIMIN E BOMBULAVE TË GAZIT

Bombulat e gazit vijojnë të jenë problem në banesat e qytetarëve. Për këtë, Ridvan Bushati, …